Lajme

Kurti: Bandave kriminale në veri po ju vie fundi

By GAZETA SCANNER 1

December 06, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës së tensionuar në Veri.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk bën pazare me banda kriminale dhe se ata e din se po ju vie fundi.

Më tutje ai tha se bombat e plumbat tregojnë pafuqinë e tyre politike, duke treguar se Policia e Kosovës do të qëndrojë atje për ti ndjekur kriminelet që paguhen nga Serbia.

Kryeministri kërkon që qytetarët e Kosovës të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, pasi që në këto katër komuna veriore nuk ka ndarje në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

Postimi i plotë:

Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.