Lajme

Kurti asnjë fjalë për mostrat e Astrit Deharit: E gjuan topin te Albulena Haxhiu

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2023

“Më besoni se për këtë, Ministria e Drejtësisë duhet të japë përgjigje adekuate”.

Kjo ishte përgjigja e shkurtër e kryeministrit Kurti, që në fakt nuk ishte përgjigje por vetëm rekomandim në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, e më pas një pjese të kthimit të tyre në Institutin Mjekësor.

Ditë më parë, u raportua  se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Burimet u thanë mediave kosovare, se një pjesë e mostrave është kthyer aty ku ka qenë.

Kurti është kritikuar në vazhdimësi për heshtjen ndaj rastit në fjalë.