Lajme

Kurti: Adresa është e njëjtë, por Klinika e Onkologjisë sot është krejt tjetër

By GAZETA SCANNER 1

July 05, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka është të ditur se Klinika e Onkologjisë është pajisur me Akseleratorin e gjeneratës së fundit, duke eliminuar kohën e pritjes së pacientëve.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së tillë në rajon.

“Adresa e klinikës është e njëjtë, por Klinika e Onkologjisë sot është krejt tjetër. Ajo është e pajisur me Akseleratorin e gjeneratës së fundit, që krahas trajtimit më të mirë të sëmundjeve, ka eliminuar kohën e pritjes së pacientëve dhe tash të gjithë pacientët mund të marrin trajtim brenda vendit. Klinika ka sistemin e teknologjisë së fundit laserik C-RAD, i vetmi i teknologjisë së tillë në rajon, përmes së cilit ofrohet siguri maksimale gjatë rrezatimit të pacientëve që i nënshtrohen radioterapisë në këtë klinikë.” – ka thënë Kurti.

Ai tutje është shprehur se për herë të parë kjo klinikë është pajisur me klimatizim dhe digjitalizim të shërbimeve.

Për herë të parë, klinika është pajisur me klimatizim dhe digjitalizim të shërbimeve. 60 shtretërve modern së shpejti pritet t’i shtohen edhe 50 të tjerë për ta çuar në 110 numrin total të tyre, nga vetëm 45 sa ishin para dy muajve e për shumë vite rresht. Në të njëjtën kohë, po ofrohet falas vaksina HPV për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar për shkak se buxhetin për barna esenciale e kemi rritur për 150%. Klinikë pas klinike. Javën tjetër radhën e ka Klinika e Urologjisë.” – ka përfunduar Kurti.