Lajme

Kurti: Adem Jashari është i gjallë, duke e ndihmuar FSK-në e përmbushim vizionin e tij

By GAZETA SCANNER 1

March 05, 2023

Në mbajtjen e ceremonisë  së  rreshtimit të  kuadrateve të FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së, kryeministri Kurti është shprehur se Adem Jashari është i gjallë duke thënë se kjo vlen veçanërisht për ushtarakët e FSK-së, të cilët veshin edhe uniformat e tij.

Kryeministri ka theksuar se Adem Jashari edhe pas vdekjes mbeti gjallë  mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ai është gjallë edhe sot.

“Ato ditë ishte ende koha e luftës, e asaj lufte për të cilën Adem Jashari ishte përgatitur gjithë jetën dhe asaj lufte që ai ia kushtoi tërë jetën. U tha “Ai është gjallë”, edhe pse ai kishte vdekur për liri, sepse ishte pikërisht rënia e tij heroike, që kishte bërë që Adem Jashari të mbetej i gjallë mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot, dhe veçanërisht tek ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e organizuar në FSK, për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Kurti është shprehur se sot është përmbushur vizioni i atëhershëm i Ademit, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Sot ne e përmbushim vizionin edhe vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës, teksa e ndihmojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të transformimit, në Forcat e Armatosura të Kosovës, duke shtuar personelin dhe rritur kapacitetet, duke u pajisur me pajisje moderne, dhe duke u trajnuar e stërvitur në akademitë më të mira ushtarake të vendeve tona aleate”, vijoi kryeministri.