Ballina

Kurti: 30 persona të armatosur janë të rrethuar nga policia jonë, i bëjë thirrje të dorëzohen

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se janë së paku 30 persona të aramtosur që janë ngujuar në veri.

Kurti në konferencë tha se personat në fjalë janë të rrethuar nga njësitet policore.

Ai u ka bërë thirrje që të dorëzohen.

“Rreth orës 3, ka humbur jetën zyrtari ynë policor, Afrim Bunjaku, ndërsa në trajtim ndodhet një zyrtar tjetër, Alban Rashiti. Ai sot do të lirohet nga spitali pas një operacioni të suksesshëm. Pasi që janë penguar në rrugë, janë sulmuar me armë të ndryshme, përfshirë granata e zolla. Sot është ditë e rëndë në vendin tonë. Nga sot do të mungojë një zyrtar I përkushtuar. Vrasja e tij duhet të kthehet në angazhim më të shtuar, në luftim të bandave kriminale, që cenojnë rendin kushtetues. Sulmet po vazhdojnë akoma. Ne e dëmojmë këtë sulm terrorist.

Në këtë betejë mbrojmë ligjshmërinë, qytetarët dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë, do të kapen, do të gjykohen, e do të dënohen. Institucionet janë të gatshme për t’iu përgjigjur kriminelëve. Qëndrojmë pranë familjeve të policëve dhe Policisë së Kosovës. Në këtë rrugëtim, jemi absolutisht bashkë. I ftoj qytetaret, ta ruajnë qetësinë dhe të tregojnë mature që të kryejnë punën e tyre profesionale.