Lista Serbe nuk ka arritur të certifikohet në Komisionin Qendror Zgjedhor. Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi shprehën kundërshtimin për certifikimin e Listës Serbe, ndërsa shqetësimet e njëjta kanë pasur edhe të opozitës.
Megjithatë, i pyetur nga gazetari Ermal Panduri nëse e ngriti dorën për ndarjen e 360 mijë eurove, Kurteshi pranoi se kishte votuar.
“Po kam votuar. E kam çu dorën dhe e kam respektuar ligjin.” – tha ai.