Lajme

Kurteshi i reagon ashpër Gashit të LDK

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i ka reaguar ashpër deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi,për deklaratat e tij dhënë sonte në një televizon.

“Kur po flet Arben Gashi për përvojë politike, për përvojë në institucione, në negociata, edhe ndërkombëtare, shih Kosovën e dy dekadave të fundit – me këtë përvojë kanë krijuar shtet të dështuar”, shkruan Kurteshi.

Ndryshe, pavarësisht negociatave ndërmjet dy partive VV e LDK për një qeverisje të përbashkët, deklarata kundër njëri tjetrit nga anëtarët e të dy partive nuk kanë të ndalur.