5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Kurdët përplasin Ankaranë me Uashingtonin, Turqia apel ShBA-ve

- Advertisement -

“Ne u themi të gjithë bashkëbiseduesve tanë, veçanërisht SHBA-ve, se YPG-ja është ekuivalente me PKK-në (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia dhe Perëndimi) dhe u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë çdo mbështetje për terroristët, tha një deklaratë Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Ankaraja fajëson PKK-në dhe YPG-në për shpërthimin në Stamboll, i cili shkaktoi gjashtë viktima dhe plagosi 81.

“Ne po bëjmë thirrje për një de-përshkallëzimin e situatës në Siri për të mbrojtur civilët dhe për të mbështetur qëllimin e përbashkët për të mposhtur Shtetin Islamik ,”tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit  Ned Price.

“Ne jemi kundër çdo veprimi ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin e tij,” shtoi ai.

Dhe Rusia sot bëri thirrje që Turqia të tregojë vetëpërmbajtje dhe të shmangë përdorimin e forcës në Siri. Ankaraja njoftoi të dielën nisjen e Operacionit Forked Sëord, duke nisur një seri sulmesh kundër pozicioneve të PKK dhe YPG në Irakun verior dhe Siri.

Sipas të dhënave të mbrëmshme nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, 37 persona, përfshirë 18 anëtarë të forcave të armatosura siriane, janë vrarë nga në Siri.

Dy persona u vranë në qytetin turk Karkamis nga lëshimi i raketave nga Siria.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit