Sport

Kupa e Kosovës, FC Suhareka të shtunën luan kundër FC Prishtina e Re: Futbollistët janë në formë për të kaluar në fazën tjetër

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

FC Suhareka është duke vazhduar në mënyrë intensive stërvitjet për ndeshjen kundër FC Prishtina e Re, e cila do të zhvillohet të shtunën në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll.

FC Suhareka është shprehur optimiste për këtë ndeshje, duke theksuar se futbollistët janë në formë të jashtëzakonshme për të luftuar në fushë për realizimin e objektivave të klubit.

“Skuadra po vazhdon punën me stërvitjet intenzive para ndeshjes së 1/8 të kupës së Kosovës që zhvillohet të shtunën në Suharekë ndaj KF Prishtina e Fe. Futbollistët dhe stafi ndjehen mjaft optimist dhe ndihen jashtëzakonisht në formë për të kaluar edhe raundin tjetër në kupë për të vazhduar më tej drejt përmbushjes së objektivave”, ka njoftuar FC Suhareka.

Kujtojmë se para pak ditësh, FC Suhareka ka përfunduar fazën përgatitore për vazhdimin e kampionatit në Turqi me synimin kryesor: inkuadrimin në Supërligën e Kosovës në futboll. /Scanner/