Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se Evropa do të zhduket pa mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo pasi sipas Kullës, po nuk i dha Amerika trupa dhe raketa Evropës, kjo e fundit do të zhdukej për shkak se nuk ka investuar në këtë drejtim.
“Unë prej vitesh them që Evropa nuk mund të mbijetoj sot pa Amerikën. Po nuk i dha Amerika trupa, raketa, ushtarë, Evropa zhduket, fizikisht nuk është e aftë sepse nuk ka investuar në këtë drejtim. Pra Evropa që të ekzistojë duhet të jetë një komunitet, një familje, një bashkësi e vërtetë tash si është puna. Kur të vijë puna për mbrojtje armët dhe ushtarët ia qon Amerika dhe Turqia dhe kur të vie puna për paratë janë vetëm tonat. Pra çështja është që këtu realisht kemi të bëjmë me krizë”, tha Kulla në emisionin “Matrix” në Tëvë1.
Derisa sipas Kullës, presidenti francez Emmanuel Macron është duke e ndje këtë krizë dhe për atë arsye siç thotë Kulla, ai thotë “ore jeni të vetëdijshëm, do mbajmë apo s’do mbajmë BE-në”.
“Pra presidenti i Francës që është një nga dy themeluesit e mëdhenjë të Bashkimit Evropian, sepse Britania ka ikur nga Bashkimi Evropian e ndjen këtë krizë. Dhe prandaj thotë se, ore jeni të vetëdijshëm do mbajmë apo s’do mbajmë BE-në, kaq është “, shtoi Kulla.