Sport

Kuka: Shekulli i popullit shqiptar

By GAZETA SCANNER 1

August 11, 2024

Trajneri i njohur kosovar Driton Kuka, e ka uruar Shqipërinë pas dy medaljeve olimpike historike të fituara në sportin e mundjes në Lojërat Olimpike “Paris2024”.

Kuka e ka cilësuar si “Shekulli i Popullit Shqiptar” pesë medaljet Olimpike të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, në vitet e fundit

Kosova nga “Parisi2024” u kthye me dy medalje Olimpike në xhudo, me Distria Krasniqin që fitoi medaljen e argjendtë dhe Lura Fazliu të Bronztën.

“Shqipëria dy medalje Olimpike! Shteti ynë amë fitoj medalje Olimpike dy të bronzta! Gëzuar e urime … Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot 5 copa Shekulli i Popullit Shqiptar”, ka shkruar Kuka