Lajme

Kujtim Shalës i hakohet faqja, konvertohet në agjencion marketingu

By GAZETA SCANNER 1

March 31, 2023

Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, i është hakuar faqja.

Madje, ajo është konvertuar menjëherë në një agjencion marketingu.

Ata që e kanë sulmuar, veçse kanë filluar përditësimin e fotografive.

KËTU mund ta vëreni qartë sulmin ndaj faqes së Akademikut Shala, që javën e kaluar u kthye në atraksion të vërtetë, pasi u dëgjua duke sharë kryeministrin e Republikës, ani pse as që deshi të kërkojë falje.

Në momentin kur Konjufca ia tërhoqi vërejtjen, ai iu drejtua: ma sjellni me postë.