Lajme

Kujtim Gashi: Do t’i mbështesim edhe më tej bizneset prizrenase

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 15, Kujtim Gashi, ka premtuar mbështetje për bizneset e Prizrenit.

Këtë zotim Gashi, i cili është nënkryetar i Prizrenit e ka dhënë pas vizitës në kompaninë “Day Star”.

“Sara dhe Ylli nga Prizreni janë shembull i suksesit dhe përfaqësimit më të mirë të një familje me vlera kombëtare që me punë ia kanë dalë të ndërtojnë një biznes të suksesshëm. Day Star sot është lider në fushën e pajisjeve të pastrimit dhe si institucione do t’i mbështesim edhe më tej bizneset prizrenase”, ka shkruar Gashi në Facebook.