Keni shikuar ndonjëherë instruksionet në pako të ilaçeve, ku thuhet se nuk duhet të konsumohen me grejpfrut?
Të paktën 53 medikamente mund të humbin efektivitetin nga ky frut dhe personat që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes të shtuar kur vendosin ta konsumojnë grejpfrutin.
Ky frut përmban një përbërës që ndërvepron me një enzimë në zorrën e vogël, e cila është përgjegjëse për shpërbërjen e afërsisht gjysmës së medikamenteve.
Si rezultat, grejpfruti mund t’i bëjë medikamentet shumë të forta apo t’i dobësojë ato duke ndikuar në mënyrën se si trupi i absorbon ato.
Më poshtë gjeni medikamentet që nuk duhet t’i konsumoni me grejpfrut.
Ilaçet kundër kancerit Crizotinib, Dasatinib, Erlotinib, Everolimus, Lapatinib, Nilotinib, Pazopanib, Sunitinib, Vandetanib, Vemurafenib
Ilaçet për trajtimin e infeksioneve Erythromycin, Halofantrine, Maraviroc, Primaquine, Quinine, Rilpivirine
Statinët Atorvastatin, Lovastatin, Simvastatin
Ilaçet për zemër/enë të gjakut Amiodarone, Apixaban, Clopidogrel, Dronedarone, Eplerenone, Felodipine, Nifedipine, Quinidine, Rivaroxaban, Ticagrelor
Ilaçet për ankth dhe sistemin nervor Oral alfentanil, Buspirone, Dextromethorphan, Oral fentanyl, Oral ketamine, Lurasidone, Oxycodone, Pimozide, Quetiapine, Triazolam, Ziprasidone
Ilaçet për marramendje/të vjella Domperidone
Imunosupresantët Cyclosporine, Everolimus, Sirolimus, Tacrolimus
Medikamentet për traktin urinar Darifenacin, Fesoterodine, Solifenain, Silodosin, Tamsulosin