Lajme

Kuçi: Kurti i përfshirë në rastin në Ministrinë e Mjedisit

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Natyra Kuçi nga Partia Social Demokrate e Kosovës, ka thënë se nuk i kanë besuar deklarimit të kryeministrit Kurti se nuk ka njohuri për rastin që Prokuroria ka kryer të martën një aksion në Ministrinë e Mjedisit ku edhe u arrestuar zëvendëssekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi.

Kuçi ka thënë se Kurti ka qenë i informuar dhe se ka marrë imellë zyrtare lidhur me dyshimet për ambalazhuesit.

“Nuk e besuam sepse ne kemi dërgua padi sa i përket ambalazhimit. Kurti ka pranuar imellë zyrtare për krejt dyshimet që janë ngritur për këtë gjë. Një gjë që mundem me garantu është, që Kurti jo që nuk ka qenë në dijeni, por ka qenë edhe në konsullt të drejtë për drejtë”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1

E pyetur nëse  më këtë do të thotë se Kurti është i përfshirë në këtë ajo ka thënë se po.

“Absolutisht po, është njëjtë si për rastin Martin Berishaj vetëm se në këtë rast  ka vendos me thënë që s’ka qenë i informuan derisa të bënë një rrenë të radhës. Dhe ka me mbrojt më shumë se Martin Berishajn”, tha Kuçi.

Kurti i pyetur të mërkurën për aksionin e një dite më parë të Prokurorisë në Ministrinë e Mjedisit, tha se nuk ka informacione.

“Personi në fjalë është tash e dy dekada, nuk kam informacion për çfarë janë arrestuar e përndjekur nuk e di këtë gjë” , tha Kurti.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë bastisjes të martën në Ministrinë e Mjedisit përveç një personi të arrestuar dhe një tjetri që është në kërkim,  janë sekuestruar një revole e tipit “Mauser-Ëerkr” me dy karikatorë e shtatë fishekë, 34 dokumente të ndryshme, tre telefona, 17 USB, tre laptopë, 4 shtëpiza të kompjuterit, e po ashtu dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore. Po ashtu, është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa me lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë.