Zgjerimi mbetet prioritet, por Kosovës, tash e dy vite, Bashkimi Evropian nuk ka marrë mundin as t’i kthejë një përgjigje pas aplikimit.
Pavarësisht kërkesave të parreshtuar që vendit t’I jepet statusi I vendit kandidat, duke qenë I vemtmi që nuk e ka mes shteteve ballkanike, kjo ende nuk ka ndodhur.
Nga Bashkimi Evropian, në një përgjigje për Dukagjinin, thonë se gjithçka ende është në dorë të Këshillit.
“Është në dorën e Këshillit të shqyrtojë hapat e ardhshëm. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një opinion nëse kërkohet nga Këshilli. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të forte politike, teknike dhe financiare për të ndihmuar të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në reformat kyçe institucionale, politike, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së”.
Deputetë nga radhët e pushtetit, thonë se Kosova ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe janë në prtitje të hapave nga BE-ja, me pyetësorin që hap këtë proces.
“Tani e kanë marrë edhe Ukraina edhe Moldavia që kanë edhe probleme territoriale përshak se Ukraina është në luftë dhe Moldavia ka tranciztinë si rajon autonom, por Kosova nuk po e merr si çështje më shumë politike brenda Bashkimit Europian dhe duhet të shohim se kur BE do të lëvizë edhe me heqjën e masave edhe me vendimin për statusin e kandidatit”, ka deklaruar Agon Batusha, Deputet i Lëvizjës Vetëvendosje.
Por opozita, problemin e sheh tek qeveria aktuale.
“Arsyeja pse Komisioni Europian nuk e trajton kërkesën e Kosovës është të Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë raport të mirëfillt me komisionin europian, i vetmi raport që ekziston profesional dhe i karakterit të punës është sanksionet dhe kur do të largohen sanksionet cilat janë hapat që do duhej të ndërmerrnin që kjo të ndodh”, ka deklaruar Enver Hoxhaj, Ish-ministër i Punëve të Jashtme.
Të ngjashëm mendimin e ka edhe deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ai thotë se edhe aplikimi u bë për sy e faqe.
“Sa për sy e faqe edhe pa asnjë plan konkret se cilët janë hapat që Kosova duhet të bëjë, po të kishim hapa ne do të bënim,Shqipëria tashmë hapi kapituj ka ecë në procesin e anëtarësimit shumë larg krahasuar me ne, ndërkohë që në disa çështje të them të drejtën në institucione ku funksionon ligji dhe mekanizma tjerë brenda Kosova ka qenë disa hapa para shqipërisë”, ka theksuar ai.
Përparimi në dialog është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë për progres në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE.
Së voni, Komisioni Evropian, ka lansuar Planin e Rritjes, me synimi në përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Përndryshe, Kosova, kishte aplikuar për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, në atë kohë nën presidencën e Çeke të BE-së.
Por asnjëra prej shteteve që kanë kryesuar BE-në në vazhdim, nuk kanë ndërmarrë hapa në shqyrtimin e saj. /Tëvë1/