Gazetari serb, Bransilav Kërstiq është shprehur i zhgënjyer me qasjen e kryeministrit, Albin Kurti karshi serbëve në Kosovë.
Përveç i zhgënjyer ai shprehet edhe i shqetësuar për situatën që sipas tij kryeministrit ka krijuar në veri.
“Unë jam qytetar i zakonshëm i këtij shteti, kjo është arsyeja nuk kam asgjë kundër Kurtit. Ai është reformatori im. E kam pas një shpresë të madhe kur ka ardh në pushtet. Jo veç i zhgënjyer por edhe i shqetësuar. Jam duke jetuar në veri me fëmijët e mi, çfarë ardhmërie kanë fëmijët e mi atje në veri? Sepse Prishtina e ka dorën në procesin e destabilizimit të veriut. Çfarë atmosferë janë duke u rritë fëmijët e mi? Jam thjesht i shqetësuar”, tha ai në Kanal10.
Ai ka edhe kërkesë për kryeministrin Kurti që të mos shprehet se ka takuar serbët e veriut, por që nuk duan të fotografohen, duke e ftuar publikisht për takim.
“Dhe thjesht kërkoj nga kryeministri im ku je o bac hajde flasim për atë bisedimin brenda komunitetit serb edhe deri ku kemi ardh, hajde. Ka dal Branislavi, Zdravko, nuk dëshirojnë foto, bac çka është kjo? Për mua është e papranueshme. Unë e di më pak se 15 njerëz që pranojnë me dal edhe me u fotografu edhe me Kurtin e me dal edhe para mediave, jo kemi pas takim suksesshëm, kemi pas takim jo suksesshëm, një proces shumë i gjatë. Faleminderit shumë nga kryeqeveria jonë. Ka njerëz, por nëqofse nuk kanë informata”, tha ai.