Lajme

Kryeziu vazhdon “traditën”, publikon pesë ngjarjet e javës së kaluar me Qeverinë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2022

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Perparim Kryeziu, tashmë e ka bërë zakon qe çdo të hënë të publikojë pesë arritjet e Qeverisë për javën paraprake.

Edhe këtë javë, ai ka publikuar top-pesëshen, e cila përfshin fitorën në arbitrazh, buxhetin për vitin e ardhshëm, dhe pjesëmarrjen e Kosovës në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike.

Kjo është lista e Kryeziut:

Edhe një fitore e Kosovës në Tribunalin e Arbitrazhit në rastet e padive ndaj shtetit. Falë këtyre fitoreve, në më pak se tre muaj buxhetit të vendit i janë shpëtuar rreth 100 milionë euro.

Një delegacion i Republikës së Kosovës, për herë të parë mori pjesë në konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Tash e tutje synojmë të marrim pjesë çdo vit dhe të anëtarësohemi në konventën për Ndryshime Klimatike të OKB-së.

Kosova u ngrit për një kategori në Indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri. Nga Grupi C në Grupin B, tani jemi në mesin e vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale.

Me 64 vota, u votua në parim buxheti 3.2 miliardë euro për vitin 2023. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë.

U hap thirrja e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë përmes pajisjeve ekonomike të ngrohjes.