Lajme

Kryeziu: Nuk e di nëse pushteti aktual e ka keqkuptuar demokracinë apo kanë tendenca për autokraci

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se bazuar në deklaratat që bëhen sot nga pushtetarët në Kosovë, s’mund ta di nëse ata e kanë keqkuptuar llogaridhënien dhe rolin e tyre në një sistem demokratik, apo kanë tendenca për pushtet absolut, raporton Express.

“Nëse i lexon deklaratat e të zgjedhurve që sot janë të veshur me petkun e pushtetit, nuk e di nëse e kanë keqkuptuar llogaridhënien dhe rolin e tyre në sistemin demokratik, apo kanë tendenca për pushtet absolut. A po të dyja së bashku!?”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në ‘facebook.

Tutje ai ka thënë se pushteti aktual në Kosovë ka mbi 51% dhe që e drejton shtetin me arrogancë, s’përfill kërkesat e pakicës, promovon përplasje shoqërore dhe portretizon kritikuesit e qeverisë si armiq të shtetit.Kryeziu gjithashtu përmend edhe përpjekjet për të nxitur mosbesim në media.

Në fund, drejtori i KDI thotë se nëse këto s’janë simptoma të një përpjekje të fuqishme për të shkuar drejt autokracisë, të paktën s’përfaqësojnë as vlera të demokracisë, transparencë, qeverisjes e llogaridhënies.

Këto, nëse nuk janë simptoma të një tendence të fuqishme drejt autokracisë, së paku nuk përfaqësojnë as vlera dhe as promovim të demokracisë, transparencës dhe qeverisjes llogaridhënëse”, ka shkruar Kryeziu./Express/