Lajme

Kryeziu ironizon me partitë opozitare: Ende pa u shpërnda Kuvendi i paskan filluar kritikat në mes vete

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj polemikave të partive opozitare pas takimit të Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka ironizuar me veprimet e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ende pa u shpërnda Kuvendi partitë opozitare kanë filluar kritikat në mes vete.

“Ende pa dhene doreheqje kryeministri e as pa u shpernda kuvendi, partite opozitare e paskan filluar fushaten elektorale mes vete”, ka shkruar Kryeziu.