Ballina

Kryeziu: Asociacioni s’është produkt i Thaçit, por i faktorit ndërkombëtar

By GAZETA SCANNER 1

June 14, 2024

Profesori, Kadri Kryeziu, thotë se çështja e Asociacionit nuk është produkt i ish-presidentit Hashim Thaçi, por i faktorit ndërkombëtar.

Kryeziu thotë se tashmë kryeministrin aktual, Albin Kurti, Kushtetua e Kosovës e detyron ta nënshkruajë projekt-statutin.

“…nuk është produkt i Hashim Thaçit, Asociacioni është produkt i faktorit ndërkombëtar në të cilin Thaçi ka qenë i detyruar me nënshkruar si të tillë. Albin Kurti është i detyruar që e detyron Kushtetuta dhe ligji për nënshkrimin e projekt-statutit për me dërgua në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, duke e komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se njohja e Kosovës s’është kush për Serbinë, profesori thotë se sa i përket rolit të ShBA-së, ajo e dëshiron në vete ta ketë edhe Prishtinën dhe Beogradin.

“Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është palë në mes, nuk është palë në njërën anë. Ai ka konsideratë për popullin e Kosovës, por është palë në mes. ShBA-së iu nevojitet edhe një shtet i izoluar që është tash, ne e dimë që të gjitha shtetet përreth janë në NATO edhe me fut në krahun e vet. ShBA-të e dojnë në vete ta kenë edhe Beogradin edhe Prishtinën dyjat”. Situata sa i përket njohjes ka shkuar keq në këtë drejtim. Problemi është te vendosshemëria”, deklaroi ai.