9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kryetari Rama i ndan mirënjohje Ramë Lahajt për kontributin në kulturë

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka ndarë mirënjohje tenorin me famë botërore, Ramë Lahajt për kontributin në fushën e kulturës.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e falënderoi Lahajn për kontributin e tij për kryeqytetin. Ai tha se si kryetar komune është i gatshëm t’i ofrojë çfarëdo ndihmë dhe se janë të interesuar që festivale të tilla të ketë edhe në të ardhmen.

Rama përmendi edhe projektin për ndërtimin e sallës koncertale.

“Gjatë këtyre ditëve na keni sjellë eksperiencë botërore. Keni pasur numër të madh të workshopeve dhe keni mundësuar me gjet yje të së ardhmes. Ju falënderoj për zemërgjerësinë në relacion me kryeqytetin. Ky është edicioni i dytë i festivalit dhe mendoj që artistët si ju të fokusohen në performancë. Ne jemi të gatshëm t’iu ofrojmë ndihmë. Ne jemi të interesuar që festivale të tilla m’i ndihmu më shumë për t’i ndihmuar kryeqytetit. Ne jemi duke bërë edhe baletin sallën koncertale”, tha Rama.

E tenori, Ramë Lahaj, kontributin e tij e konsideron si detyrim ndaj Kosovës. Ai tha se në të ardhmen do të ketë më shumë hapësirë për publikun.

“Është kënaqësi dhe e kam detyrim ndaj Kosovës edhe komuna ka qenë afër nesh dhe ka hapësire me ndihmua më shumë sepse ia kemi borxh edhe qytetarit. Vitin e ardhshëm do të kemi 5000 ulëse. Unë kam dashur që Prishtina mi pas yjet që i ka edhe Londra dhe Parisi”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit