Lajme

Kryetari Latifi reagon pas vdekjes së vëllait: Shumë e rëndë ndarja nga ti, më ishe më shumë se vëlla

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka lajmëruar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Adem Latifi.

Latifi tha se vëllai i tij vdiq nga koronavirusi.

“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baci Adem! Më ishe më shumë se vëlla”, kishte shkruar ndër të tjera Latifi në postimin e tij.

Ai lajmëroi se varrimi i vëllait të tij do të bëhet sot në ora 18:00 në fshatin Ratkoc.