Lajme

Kryetari i Preshevës ngrit dyshime te forta në një video: Kamberi deputet i Vuçiqit

By GAZETA SCANNER

August 17, 2023

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka publikuar një video ku ka hedhur akuza ndaj deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit.

Arifi në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Kamberi mund të jetë deputet i presidentit serb Aleksander Vuçiq.

“Kamberi deputet i Vuçiqit! A i besojnë shqiptarët më këtij? Ndiqeni vet”, shkroi ai.

Në videon e publikuar ndër të tjerash shihet Kamberi duke i shtrënguar duart me Vuçiq.

Arifi vazhdimisht ka goditur politikanët e tjerë të Luginës se Preshevës.