Lajme

Kryesuesi i KQZ-së priti në takim ambasadorin e Turqisë, ja çfarë biseduan

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Sot, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin turk lidhur me angazhimet e KQZ-së dhe me theks të veçantë punën që po bëhet për haromonizimin e Rregulloreve Zgjedhore dhe Rregulloreve të Brendshme me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Nga ana e tij, ambasadori Angılı shprehu mirënjohje për punën ndër vite të KQZ-së në organizimin e proceseve zgjedhore si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në të ardhmen.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi njoftoi ambasadorin turk se KQZ është ende në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe se pas veirfikimit, KQZ do të informojë të gjitha palët, përfshirë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.