Lajme

Kryesindikalistja e MPJ-së: Zyrtarët e karrierës janë në depresion, mendojnë ta lënë punën

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2023

Fatmire Musliu nga Sindikata e Punëtorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme  është ankuar për zhvillimet brenda ministrisë. Ajo ka pasur vërejtje për procesin e fuzionimit të Ministrisë së Diasporës tek ministria e Jashtme dhe ka potencuar se janë bërë shumë emërime politike dhe janë vendosur nëpër pozita njerëz jo-adekuat.

Musliu ka thënë së punëtorët e karrierës që janë në Ministri të Jashtme janë tepër në gjendje të keqe.

“Zyrtarët e karrierës, nuk e di si të them, të them depresion është fjalë e rëndë. Ata janë duke menduar që ta lejnë punën fare”, ka thënë ajo, në T7.

“Normal se kur përballesh me shkelje, për barazi në punë, ngritje në detyrë, atëherë kënaqësia që fillimisht te ka secili, zbehet”, ka shtuar ajo tutje.