Ballina

Kryesia e Kuvendit me mbledhje para seancës plenare

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2022

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në ora 10.

Rendi i ditës do të jetë si në vijim:

I.  Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,  

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare,3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,4.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,5.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021,6.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kuvendi do të mbajë seancë pleanre nga ora 11:00.