Ka dështuar raportimi para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, ku Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar ku po intervistohej për vendimmarrjen në sektorin e energjisë për periudhën 2006 – 2022.
Përplasjet kanë filluar kur Kryetari i komisionit Hajdar Beqa ka kërkuar informacione nga kryeshefi për mosfillimin e remontit të bllokut A5.
Kryeshefi i KEK-ut ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj pyetje dhe me këtë rast ka filluar përplasja.
Debati ka eskaluar në personale kur deputetë Armend Zemaj dhe Hajdar Beqa ka akuzuar deputetin e VV-së Halil Thaçi për uzurpim të një prone.
Më pas Beqa kërkoi që të sillet me Polici në Komision Krasniqi
“Ne eskaluam pak situatën, kryeshefi aktual nuk u përgjigj në pyetjet andaj kërkoj nga administrata që të lëshoj një urdhër koordinim me Policinë që të vjen në Komision, kjo është kërkesa ime”.
“Sot në ora 14:00 të sigurohet me Polici që të vjen në Komision Nagipi, ky është propozimi im”, tha Beqa.
Përderisa deputeti i VV-së, Armend Muja tha se përplasja ishte skenë e llahtarshme, e frikshme, prandaj ka propozuar që të vazhdohet me intervistime.
“Ishte një skenë e llahtarshme, e frikshme. Propozoj që të gjitha të dhënat që dalin të dalin dhe të vazhdojmë me procesin e intervistimit. Ka dëshmitarë të tjerë që nuk i’u kanë përgjigj ftesës. Nagipi ka ardh të paktën”.