Kult

Kryeparlamentari Konjufca pranon letër urimi nga homologu i tij hungarez

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e zgjedhjes në krye të legjislativit të vendit.

Në letrën e tij, kreu i parlamentit hungarez i ka konfirmuar kryetarit Konjufca mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Letra e plotë:

I nderuar z. Kryetar,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta dhe dëshirat më të mira për zgjedhjen tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë konsideroj se bashkëpunimi ndërparlamentar është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet Hungarisë dhe Republikës së Kosovës, dhe patjetër mund të mbështeteni në mua kur bëhet fjalë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre lidhjeve.

Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë dhe ju dëshiroj shëndet të mirë në punën tuaj të përgjegjshme.