Lajme

Kryeministri Xhaferi: Taravari s’mund të ulet në dy karrige, edhe në Qeveri edhe me opozitën

By GAZETA SCANNER 1

February 08, 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari nuk mund të qëndrojë në “dy karrike” t’i mbajë ministrat në Qeveri e në të njëjtën kohë t’i bashkohet opozitës.

Xhaferi në “Debat Plus”, tha se kjo nuk mund të ndodhë në asnjë shtet.

“Nuk mundeni në dy karrike me ndejt, edhe me qenë pjesë e Qeveerisë edhe të shkoni në opozitë. Si mund të ndodhë kjo… Duke qenë pjesë e Qeverisë si kryetar partie ka thënë unë shkoj me opozitën. Si shkoj me opozitën por ministrat i mbaj në Qeveri. Në cilin shtet e keni parë këtë”, tha ai.

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut të premten pritet të pësojë ndryshime dhjetë ditë pas votimit të saj në Kuvend, më 28 janar.