Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar disa nga gazetarët të cilët u sulmuan të premten në veri të vendit.
Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter të dielën.
Ai ka thënë se është detyrë e të gjitha institucioneve tjera t’i mbrojnë ata nga sulmet e tmerrshme
“Jam takuar me disa nga gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri. Unë jam gjithmonë i emocionuar dhe i frymëzuar nga puna që bën një shtyp i lirë dhe i drejtë. Është detyrë e të gjitha institucioneve të tjera të mbështesin një raportim të tillë dhe t’i mbrojnë ato nga sulmet e tmerrshme”, ka shkruar Kurti.
Të premten nëntë punonjës të medieve janë sulmuar në veri nga grupet e protestueseve serbë në veri.