Botë

Kryeministri spanjoll pezullon angazhimet publike pasi një gjykatë nisi hetimet për gruan e tij

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka pezulluar angazhimet publike për të “ndaluar dhe reflektuar” nëse do të mbetet në detyrë, pasi një gjykatë hapi një hetim paraprak për gruan e tij.

Në një deklaratë, lideri spanjoll tha se duhej urgjentisht të vendoste “nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjykata tha se po i përgjigjej pretendimeve për korrupsion kundër Begoña Gómez.

Sánchez tha se gruaja e tij do të mbronte nderin e saj dhe do të punonte me gjyqësorin.

Ankesa kundër Begoña Gómez u ngrit nga aktivistët kundër korrupsionit Manos Limpias (Duart e Pastra), të cilët kanë marrë pjesë në një numër çështjesh gjyqësore të profilit të lartë në vitet e fundit dhe udhëhiqen nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme.

Kryeministri spanjoll tha se do të merrte një vendim të hënën më 29 prill.