Lajme

Kryeministri rumun i reagon Kurtit: Po përzien politikën me sportin, po kërkon të bëjë presion

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2024

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të cilët refuzuan të kthehen në fushë, pasi dolën për shkak të thirrjeve të tifozëve anti-Kosovë.

Kryeministri rumun ka thënë se është e pa pranueshme që Kurti përzien politikën më sportin.

“Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin dhe pretendon, pas gjestit të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, se do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar! Zotëria i tij përpiqet më kot ta kthejë fajtorin në viktimë dhe – më seriozisht – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar sepse politika nuk ka punë në sport”, ka thënë ai, raporton gsp.ro.

Ai ka pretenduar se që për atë çfarë ndodhi nuk janë fajtorë futbollistët e as tifozët rumunë.