Lajmest-slider

Kryeministri Rama: Sigurimi i banesave të bëhet i detyrueshëm

Duhet që sigurim i banesave të bëhet i detyrueshëm, sigurimi ndaj katastrofave të bëhet i detyrueshëm.

Kjo ishte përgjigjja që kryeministri Edi Rama i ka dhënë propozimit të profesoreshës Luljeta Bozo sa i përket financimit të rindërtimit të banesave edhe nga ata individë të prekur që nuk kishin respektuar asnjë kod ndërtimi.

“Në këtë fazë nuk mund tu kërkojmë njerëzve që të paguajnë”, ka thënë  Rama në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Sipas Ramës, qytetarëve duhet tu bëhet me dije  se Qeveria nuk do të rimbursojë më dëme të tilla dhe se të gjitha banesat duhet të sigurohen. Ai solli rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku banesat e shkatërruara nga uraganet dëmshpërblehen, sipas tij, nga kompanitë e sigurimeve.

Ky reagim i Ramës ka ardhur pas tërmetit të 26 nëntorit që ka goditur Shqipërinë, duke lenë mbi 50 të vdekur dhe rreth 1 000 të lënduar.