Montenegro's new Prime Minister Milojko Spajic speaks during a parliament session in Montenegro's capital Podgorica, Monday, Oct. 30, 2023. European Commission President Ursula von der Leyen is scheduled to hold talks with the new Montenegrin prime minister on Tuesday in the capital, Podgorica, as a part of her tour of the Western Balkan states seeking EU membership. (AP Photo/Risto Bozovic)

Botë

Kryeministri malazez: Rusia shpesh është përzier në punët tona, është e interesuar vetëm të krijojë kaos

By GAZETA SCANNER 1

May 01, 2024

Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se Rusia është e interesuar vetëm të krijojë kaos në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për median gjermane “Berliner Morgenpost”, Millojko Spajiq tha se Rusia shpesh është përpjekur të ndërhyjë në grupet etnike të Malit të Zi, teksa thotë se ka folur edhe për “grupe etnike të rrezikuara”.

“Kemi pasur një polarizim dramatik të shoqërisë për 25 vjet. Ju lutemi mbajeni mend, në vendin tonë ka malazezë, serbë, kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë. Rusia shpesh është futur dhe është përpjekur të ndërhyjë me grupet tona etnike. Më pas flet për ‘grupet etnike të rrezikuara’ – kushdo qofshin ato. Modeli është kristal i qartë: Rusia është e interesuar vetëm të krijojë kaos”, deklaroi Spajiq.

Ai u pyet edhe për mënyrën e trajtimit të kësaj situate nga qeveria që ai e drejton. Kryeministri malazez tha se në fillim të mandatit të tij ka mbledhur të gjitha grupet etnike dhe fetare të cilët thotë se prezantuan idetë e tyre të cilat thotë se i zbatuan në tërësi.

“Kur qeveria ime mori detyrën në tetor, ne mblodhëm të gjitha grupet etnike dhe fetare së bashku në të njëjtën tryezë. Ata prezantuan idetë e tyre për regjistrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre – dhe ne i zbatuam të gjitha. Tani askush nuk ka arsye të ankohet për regjistrimin e popullsisë apo të pretendojë se janë në rrezik. Të gjitha grupet etnike janë të përfaqësuara në parlament dhe qeveri. Kur regjistrimi më i fundit përfundoi në dhjetor, askush nuk ishte i interesuar për çështjet etnike. Ky unitet është baza që na mundëson të kryejmë këto reforma masive. Diversiteti ynë është bonusi ynë dhe jo pengesë – kjo është shumë e rrallë në Ballkan”, është shprehur kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.