Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha se qeveria e tij do të luftojë për t’i bindur njerëzit se Anglia do të jetë më e mirë për fëmijët e tyre.
Ai tha se nëse i pyet tani njerëzit nëse besojnë se Britania do të jetë më e mirë për fëmijët e tyre, shumë do të thoshin jo. Por, ai tha se do luftojë për t’i bindur ata “derisa të besojnë sërish”.
Starmer poashtu ka premtuar rindërtimin e vendit “tullë për tullë.
Megjithatë, në fjalën e tij të parë si kryeministër i ri i Britanisë, tha se ndryshimi mund të marrë kohë.
“Do të marrë pak kohë”, tha ai, por shtoi se puna për ndryshim do të fillojë menjëherë.