Lajmest-slider

Kryeministri i Bullgarisë flet për NATO-n: Kosova është pas nesh

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov të enjten në Bruksel është shprehur se NATO është garantuese e vetme e sigurisë në rajonin e Ballkanit.

“Unë nuk dua të komentoj NATO-n, pasi Krimea është në të majtë në Detin e Zi, Stambolli është në të djathtë dhe Kosova është pas nesh”, ka thënë Borisov pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne po armatosemi për të qenë të fortë dhe për të parandaluar çdo plan kundër territorit tonë dhe aleancës tonë”, ka thënë Borisov, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se po punohet në termocentralin e Belenës për të mbajtur një dialog me Rusinë dhe një ekuilibër që lejon Bullgarinë të luaj rol kryesor në Detin e Zi.

“Ne nuk po bëjmë asgjë fshehtë. Marrëveshja e nënshkruar me NATO-n mbi Qendrën e Koordinimit në Varna gëzon mbështetje të jashtëzakonshme të aleancës”, ka thënë Borisov.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Bullgaria, e cila po feston përvjetorin e saj të 15-të të anëtarësimit në Aleancë në vitin 2019, po kontribuon në sigurinë e përbashkët në shumë mënyra, si dhe sigurinë e Detit të Zi, dhe shtoi se mjedisi i sigurisë në rajonin e Detit të Zi ka ndryshuar dhe se NATO do të rritë praninë tuaj si përgjigje.

Stoltenberg ka përshëndetur rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e Bullgarisë në 3.25 për qind të PBB-së në vitin 2019, duke e renditur Bullgarinë në mesin e nëntë vendeve të NATO-s që plotësojnë shpenzimet mbi 2 për qind të PBB-së.

“Këto përpjekje e bëjnë NATO-n më të fortë dhe Bullgarinë më të sigurt”, ka thënë Stoltenberg.