Lajmest-slider

Kryeministri Hoti premton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kanë nënshkruar në panon për gjithëpërfshirje, e cila i dedikohet personave me nevoja të veçanta.

Hoti me këtë rast është zotuar se Qeveria do t’i dal në ndihmë kësaj kategorie.

“Humanizimin në shoqëri e tregon përmes kujdesit të kësaj kategorie. Janë bërë veprime konkrete por sigurisht që nuk është bërë mjaftueshëm. Besoj që e kemi kompletuar bazën shoqërore për këtë kategori, duke ju siguruar qasje në të gjitha institucionet”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë, meqenëse nuk janë përfshirë në pakon e dytë për rimëkëmbje ekonomike.