Botë

Kryeministri bullgar porosit Putinin: Ne s’jemi Serbi

Rusinë është duke e bezdisur fakti që Bullgaria është një anëtare lojale e NATO-së dhe BE-së. Ne respektojmë procedurat e BE-së. Ne nuk jemi as Serbi e as Turqi. 

Kemi zhvilluar procedura dhe tendere, pas miratimit nga Komisioni Evropian, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov duke iu kundërpërgjigjur kështu kritikave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Putin më herët tha se Bullgaria qëllimisht është duke zvarritur ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha Turke.

“Ne i kemi gërmuar tashmë 150 kilometra të trasesës së gazsjellësit, jemi duke i vendosur gypat. Pra, ndërtimi është duke u zhvilluar. Putin është i mirëseardhur ta vizitojë Bullgarinë dhe  ta shoh shpejtësinë me të cilën janë duke u kryer punët. Përafërsisht janë duke u ndërtuar rreth 5km në ditë. Po të flitej për Serbinë apo Turqinë, sigurisht se punëkryesi do të zgjidhej pa tender. Ndërsa, Bullgaria i respekton procedurat”, shtoi Borisov. /GazetaScanner/