Botë

Kryeministri belg: Moska pagoi eurodeputetët për të përhapur propagandën ruse!

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2024

Kryeministri belg, Alexander De Croo ka deklaruar se Moska kishte shkuar aq larg sa “pagoi eurodeputetët për të përhapur propagandën ruse”.

“Një akuzë që duket se konfirmon pjesërisht atë që u rindërtua nga shërbimet sekrete polake dhe mediat çeke sipas të cilave fondet ruse financuan edhe fushatat elektorale të disa eurodeputetëve”, shkruajnë mediat e huaja.

De Croo tha se kishte pasur “bashkëpunim të ngushtë” midis shërbimeve të inteligjencës belge dhe çeke për të goditur një rrjet propagandistik rus.