Lajme

Kryediplomati shqiptar kërkon që “NATO të mos largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor”

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, theksoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi, siç tha ai, kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit, gjatë të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel.

Në kontekst të angazhimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, ministri Hasani deklaroi se kuota prej 2 për qinde BPV-së shtë niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij, raporton klan.al

Ministrat e Jashtëm janë bërë bashkë në një takim dy-ditor të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sigurinë në rajonin më të gjerë përpara samitit të Aleancës në Uashington më 9-11 korrik.

Në takimin dyditor do të përfshihet edhe Këshilli NATO-Ukrainë, në prani të ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Pjesëmarrës i këtij takimi ishte edhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken.