Lajme

Kryediplomati italian Sekretarit Blinken: Në Ballkan të punojmë si QUINT, shtetet kandidate të hyjnë në BE

By GAZETA SCANNER 1

June 13, 2023

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka mbajtur një konferencë për media pas një takimi që pati me ministrin e jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

E ndër çështjet e rëndësishme me të cilat përballet bota sot, është përmendur edhe Ballkani Perëndimor.

Blinken nuk ka folur specifikisht për Kosovën dhe Serbinë, por theksoi rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të cilën ia kërkoi kryediplomati italian.

Kështu ata ranë dakord që si QUINT duhet të punojnë që vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Evropian (BE).

“Ne ramë dakord për llojin e punës që mund të kryhet në Ballkan, ku jemi pjesë e formatit Quint dhe mund t’i rivendosim këto dhe mund të favorizojmë hyrjen e vendeve kandidate për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duam që Ukraina të jetë një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian”, është thënë në konferencë.

Më parë, Blinken është përfshirë direkt për çështjen e krizës në Veri, duke lëshuar deklaratë në Twitter.

Por në këtë konferencë nuk është përmendur kriza në Veriun e Kosovës.