Lajme

Kryediplomati hungarez: S’e pranojmë ngritjen e çështjes së Kosovës si kusht për integrimin e Serbisë në BE

By GAZETA SCANNER 1

September 18, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijártó, ka bërë të qartë që pozicioni i tij ndaj çështjes së Kosovës është i ndryshëm nga disa vende të tjera të Bashkimit Evropian. Ai ka shprehur çështja e Kosovës nuk duhet të jetë kusht për integrimin evropian të Serbisë.

“Ne po i mbajmë gishtat të kryqëzuar për suksesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe besojmë se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me negociata. Megjithatë, ne nuk e pranojmë ngritjen e çështjes së Kosovës si kusht për integrimin evropian të Serbisë.” – tha Sijarto në Nju Jork.

Në një intervistë për Kosova Online, Ministri Szijártó u shpreh se Hungaria mbështet procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe beson se zgjidhja e kësaj çështjeje varet nga negociatat dhe marrëveshjet midis palëve të interesuara.

Ministri i Punëve të Jashtme thekson se Hungaria është në favor të forcimit të Bashkimit Evropian dhe se zgjerimi është një nga mënyrat për ta arritur këtë.

Në këtë kontekst, Ministri Szijártó thekson se Serbia është një vend i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe që integrimi i saj në BE është në interes të të gjithë Evropës.

“Ne, hungarezët, jemi në favor të forcimit të BE-së. Pyetjes se si mund ta forcojmë Unionin, ne ofrojmë një përgjigje, e cila është zgjerimi. Sa më shumë të jemi në gjendje të zgjerohemi, aq më të fortë do të jemi.” – ka thënë ministri hungarez.

“Vendi më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor është Serbia. Është në interes të Evropës që Serbia të anëtarësohet sa më shpejt. Ne nuk mund ta pranojmë sjelljen e Brukselit dhe të disa vendeve perëndimore ndaj Serbisë.” – ka deklaruar ai mes tjerash.

Siç shkruan mediumi serb, ai madje ka premtuar se gjatë presidencës hungareze të BE-së, në gjysmën e dytë të vitit 2024, do të ketë përshpejtim më të madh në rrugën e Serbisë drejt BE-së, nëse kjo nuk ndodh më shpejt.