Minstri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg e ka mirëpritur dakordimin e në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Schallenberg ka thënë se pret implementim kur të ketë ndodhur një dakordim mes dy vendeve.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe një shtytje drejt rrugës për në BE, është çelësi. Mirëpres hapat e sotshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Falë Josep Borrellit dehe Miroslav Lajçakut. Pritet një zbatim në kohë dhe gjithëpërfshirës pasi modalitetet të jenë dakorduar reciprokisht”, ka shkruar ai.
Ndonëse nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen, kryeministri Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiuq janë dakorduar për planin franko-gjerman, i cili është publikuar pas takimit për herë të parë.
Takimi i radhës mes tyre, pritet të ndodh më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.