Sport

Kroosi vazhdon “frymëmarrjen” me Realin

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2024

Toni Kroos ka një sihariq për tifozët e Real Madridit, pasi ka vendosur që të vazhdojë kontratën me klubin spanjoll edhe për një sezon.

Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili theksoi se kontrata e re e Kroosit do të jetë njëvjeçare deri në verën e vitit 2025.

Romano thekson se tani bisedimet mes lojtarit dhe klubit janë vetëm një formalitet, dhe dy palët pritet që së shpejti ta nënshkruajnë kontratën.

Kroosi nuk pritej që të kishte një rol kyç gjatë këtij sezoni në “Santiago Bernabeu”, por ai dëshmoi komplet të kundërtën duke zhvilluar deri më tani një super kampanjë.

Ai së fundmi u kthye edhe te kombëtarja e Gjermanisë, duke dhënë asistim në shtatë sekondat e para pas kthimit.