Futbollisti gjerman, Toni Kroos, i cili tashmë ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli pas Evropianit ‘Gjermania 2024’, ka treguar se çfarë do të bëj më tutje.
I intervistuar nga “Kicker”, gjermani tregoi zgjedhjen e tij për t’u ndalur në moshën 34-vjeçare.
Ai potencoi se prioritet e ka familjen e tij, por bëri të ditur se do të mbetet i lidhur ngushtë me klubin e zemrës.
“Mbi të gjitha, dua të jem me familjen time. Do të vazhdoj podcast-in me vëllain tim Felix. Dhe unë do të krijoj dhe do të punoj në një akademi në Madrid. Liga e Ikonave, të cilën e themelova me Elias Nerlich, do të fillojë gjithashtu në shtator”, tha Kroos.