BotëKoronavirusi

Kroacia i vë karantinën 14-ditëshe fqinjëve

Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim mbrëmë që të vendosë masen 14 ditëshe në karantinë për të gjithë qytetarët e Bosnjës.

Këtë lajm nuk e kanë mirëpritur aspak autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës të cilat kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme mund të marrin masa ndëshkuese ndaj Kroacisë.

Kroacia ka bërë të ditur se masën e karantinës 14 ditore do ta vë për të gjitha shtetet ku situata epidemiologjike është në rritje.