Lajme

Kroacia i shpallë të padëshirueshëm tre politikanët e njohur malazez

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi në një notë dërguar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Krocia ka shpallur Andrija Mandiqin , kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq , anëtar të Parlamenti i Malit të Zi dhe Aleksa Beçiq , zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, të padëshirueshëm në Republikën e Kroacisë.

Këtë vendim thuhet se e kanë marrë për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Kroacisë dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë.

Ftohja e marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi ndodhi pasi një muaj më parë Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në kampet Jasenovac, Dachau dhe Mauthausen.