Sport

Kriza vazhdon te Chelsea, “blutë” e Londrës ndalen nga Bournemouthi

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2023

Chelsea vazhdon me “avazin” e vjetër, derisa nuk arriti me shumë se një barazim në udhëtim te Bournemouth.

Ritmi i gjithë sfidës u dominua nga “blutë” e Londrës, megjithatë në fund nuk ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës, me ekipin Londinez që duket se po kalon një moment aspak të mirë.

Ndonëse golat munguan, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kartonët e verdhë me ekipin e Pochettinos që mori plot pesë të tillë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-0 me Bournemouth që renditet në vend të 15-të me tre pikë, teksa Chelsea pozicionohet ne vend të 14-të me pesë pikë në pesë javë kampionat.