Teknologji

Kriza e çipeve godet shitjet e iPhone

Aksionet e Apple u zhvlerësuan ditën e Marte pas raportimeve se kompania është detyruar të shkurtojë prodhimin e iPhone 13 për shkak të krizës globale të çipeve.

Gjiganti i teknologjisë synonte të prodhonte 90 milionë iPhone në tre mujorin e katërt të 2021. Megjithatë Apple u detyrua të lajmërojë partnerët se do të prodhohen 10 milionë më pak iPhone 13.

Në Shtator Apple lançoi katër modele të reja iPhone 13: iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone Pro dhe iPhone 13 Pro Max. Porositë nisën më 17 Shtator dhe shitjet më 24 Shtator.

Miliona produkte nga shumë industri sot kanë nevojë për çipe dhe fabrikat e prodhimit aktualisht nuk përmbushin dot kërkesën.

Prodhuesit e smartfonëve si Apple janë goditur rëndë, por edhe sektorët si industria e makinave apo ajo e konsolave të lojërave.

Në Korrik shefi ekzekutiv Tim Cook kishte paralajmëruar investitorët se kriza globale e çipeve mund të ndikonte tek shitjet e iPhone dhe iPad. /PCWorld